Evi Kokalari: Kam 45 mijë konservatorë/ Saliu të reagojë, ndryshe do të bëjmë parti tjetër

0
669
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja Evi Kokalari ka komentuar mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar të PD-së, duke kërkuar që kreu i saj Sali Berisha të mbante qëndrim të prerë mbi pikëpamjet e partisë.

Me anë të një reagimi në rrjete sociale, Kokalari shkruan se nëse nuk ka kthesë siç u premtua, grupi konservator të shkëputet nga PD-ja, të sjellë me vete intelektualë si brenda dhe jashtë PD-së, për të lëvizur në drejtimin e duhur dhe se në atë moment do të jetë gati të kthehet dhe të merret me politikë në Shqipëri.

“Ne konservatorët kemi me vete Forumin Rinor dhe 45 mijë vetë që dolën në protestë në 7 korrik. Ju, mbani listat! Ju garantoj, që nëse ky grup, që deri tashti ka qenë i aktivizuar vetëm me pak vetë, e merr organizimin seriozisht, bazën në të gjithë Shqipërinë e ngrejmë në këmbë, dhe jo vetëm, por mbi të gjitha elektoratin gri që nuk kanë asnjë besim tek ju”, shkruan Kokalari.

Më tej vjen thirrja e saj ndaj Berishës. Sipas saj, Sali Berisha duhet urgjentisht të mbajë qëndrim të qartë dhe të prerë. Parti konservatore të qendrës nuk ka.

PD-ja o është e qendrës ose ështe e djathtë. Vendosni! Por kohë mos na humbi.

Shumë më thonin nuk bëhet PD-ja me të vjetrit. Po filloj ta besoj këtë. Nëse nuk ka kthesë siç u premtua, grupi konservatorë të shkëputet nga PD-ja, të sjellë me vete intelektualë si brenda dhe jashtë PD-së, dhe të lëvizim në drejtimin e duhur. Në atë moment do jem gati të kthehem dhe të merrem me politikë në Shqipëri”, shkruan ndër të tjera Kokalari.

Zjarr Tv Ad