Evi Kokalari “parashikon” rezultatin e primareve të Berishës: Sigurtisht fiton vegla e “LSI”…

0
978
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Evi Kokalari “parashikon” se në primaret e Tiranës do të shpallet fitues, Belind Këlliçi, të cilin e quan “vegla e LSI-së”.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Kokalari tha se Këlliçi më pas do të digjet dhe do të mundet nga Veliaj, pasi nuk ka shanse përballë tij.

Ajo deklaroi se PD do të kishte shumë më tepër shanse ndaj Veliajt, me Ilir Alimehmetin, pasi ai tërheq elektoratin gri.

“Kush do të fitojë? Më negativët duhet të fitojnë, sepse humbin me Veliajn dhe digjen. Kush do të fitojë? Është vegla e LSI që do të fitojë, Belind Këlliçi. Që do të humbë pastaj, dihet që do të humbë me Veliajn.

Sigurisht që Këlliçin e njohin të gjithë, Julian Dedën e njohin të gjithë, por kur vjen puna për Veliajn, Tiranasit do të njohin më shumë Alimehmetin.

Në votimin e përgjithshëm ti ke të gjithë popullatën, elektoratin gri. Këta 2-3 kanë avantazh tani, por në garën e përgjithshme, shanset më të mëdha i ka Alimehmeti”, deklaroi Kokalari.

Zjarr Tv Ad