Ish-kryetari i PD Lulzim Basha, ka reaguar sot pas komenteve dhe gjuhës ofenduese që presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka përdorur dje ndaj kryeministrit Kurti. Pas emërimit të ri të ministrit për Komunitetin nga pakica serbe, Vuçiç e quajti kryeministrin e Kosovës “llum terrorist”.
Për Lulzim Bashën, kjo është një gjuhë e papranueshme e cila dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara. Ai thekson se Kosova është shtet i pavarur dhe askush nuk mund t’i imponohet me gjuhën e dhunës.
“Gjuha e urrejtjes ndaj kryeministrit të Kosovës nga presidenti i Serbisë është e papranueshme. Ajo dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara. Kosova është shtet i pavarur dhe askush nuk mund ti imponohet me gjuhën e dhunës.
Është koha që serbët e Kosovës të shohin drejt së ardhmes dhe mirëqenies, e të mos pranojnë keqpërdorimin e tyre për llogaritë politike të së shkuarës fatkeqe”, shkruan Lulzim Basha në Twitter, ish-kryetar dhe aktualisht deputet i PD.