Fadroma e pastrimit përplas pushuesin në Pogradec

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fadroma e pastrimit të mbetjeve ka përplasur një pushues në Pogradec.

Rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Plazhi”, mjeti fadromë që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore, me drejtues 31 vjeçarin me inicialet D. P., , ka goditur 53 vjeçarin me inicialet A. K., (pushues), i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, drejtuesi i fadromës, shtetasi D. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Zjarr Tv Ad