A do protestojnë për kullën në qendër? Meta: Nuk e heqim fokusin nga inceneratorët

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me kullën 205 metër të lartë “Mount Tirana” në qendër të Tiranës, tek Rruga e Barrikadave, mbarapa teatrit të Operas dhe Baletit, ku disa media pranë qeverisë akuzuan se pas saj qëndrojnë biznesmenë që financojnë opozitës.

I pyetur në një konferencë me gazetarët, Meta u shpreh se të gjithë e dinë se kush i jep lejet e ndërtimit dhe sipas tij, sa më të larta kullat në Tiranë, aq më shumë fuqizohen një pakicë e lidhur me qeverinë. I pyetur nëse a do të protestojnë për prishjen e parkut për ndërtimin e kullës, Meta tha se nuk mund ta heqin fokusin nga kryeafera e shekullit e inceneratorëve.

Kulla në qendër të Tiranës?

Meta: Çështja më e madhe është afera e inceneratorëve sepse është kapje të gjithë shtetit dhe është e shtetit. Sa i takon çështjes së kullave në Tiranë e dimë se kush i jep lejet dhe se kush janë përfituesit, por e dimë se kush dëmtohen më shumë që janë qytetarët. Sa më të larta kullat në Tiranë, aq më gropë shkon euro me lekun dhe aq më shumë fuqizohen një pakicë e lidhur me qeverinë.

A do të protestoni për kullën?

Meta: Ne kemi protestuar gjithmonë dhe do vijojmë të protestojmë. Por kjo nuk mund të na heqë foksin nga krye afera e shekullit inceneratorëve.

Zjarr Tv Ad