“Falenderoj klubin për kohën e bukur që kaluam”, Odise Roshi i thotë lamtumirë Akhmat Grozny-t

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Odise Roshi largohet nga Akhmat Grozny. Mesfushori anësor, në gjashtë muajt e fundit ishte i huazuar në Hungari te Diosgyor dhe kishte me rusët edhe një vit kontratë.

Në njoftimin e Akhmat Grozny bëhen me dije se fieraku ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe është gjetur marrëveshja për ta ndërprerë kontratën.

Akhmat, për largimin e Roshit shkruan: “Falënderojmë Odise Roshin për vitet e kaluara në klub dhe i urojmë më të mirën në karrierën e tij”. Një reagim e ka bërë edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, i cili deklaron:

Miq, është koha që ne të ndjekim rrugët tona të ndara dhe shpresoj që të kryqëzohen sërish në të ardhmen.

Dua të falënderoj klubin për të gjithë kohën e kaluar së bashku, për miqësinë, për mbështetjen, për vëllazërinë e treguar mes nesh. Unë nuk do t’ju harroj kurrë, jeni si familje për mua. Fat, suksese dhe gjithë të mirat për të gjithë! Ua uroj me gjithë zemër”.

Roshi është transferuar në Rusi që në vitin 2018 dhe numëron 88 ndeshje zyrtare e 12 gola me fanellën e Akhmat Grozny.

Zjarr Tv Ad