”Fama të kthen gërhimën në klarinetë”/ Arbër Hajdari del me reagimin e papritur në rrjetet sociale

0
130
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Opinionisti i BBV, Arbër Hajdari ka ndjerë nevojën të sqarohet në rrjetet sociale për të gjithë ndjekësit pas deklaratave që ai bëri të martën në lidhje me Kiarën dhe Efin dhe reagimeve të shumta që janë shkaktuar në rrjetet sociale kundër vajzave.

Arbri ka reaguar me një postim në Instagram, duke sqaruar se “gjatë gjithë jetës dhe punës sime kam si parim të mos cenoj askënd dhe të vlerësoj çdokënd duke u përpjekur për të qenë i drejtë dhe racional”.

Arbri thotë ndër të tjera se personazhet që janë pjesë e lojës, nuk meritojnë linçim publik, por kjo deklaratë vjen pas asaj që opinionisti tha për Kiarën gjatë sepktaklit se gjithë sjellja e moderatores tani është për famë.

“dhe ne këtu jashtë që jemi të përfshirë, jemi njerëz normale me të mirat dhe të këqijat tona, por ndryshimi është që ata aty brenda po ju argëtojnë dhe nuk meritojnë asnjë lloj linçimi publik. Shprehja e një opinioni personal për lojën e tyre nuk do doja kurrsesi të përkthehej në sulm karshi asnjërit prej konkurentëve”.

Zjarr Tv Ad