Familjarët e Kacifas kërkesë në Prokurori për tërheqjen e trupit

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Familjarët e ekstremistit grek Kostandino Kacifas, i cili mbeti i vrarë nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës kanë bërë kërkesë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për tërheqjen  trupit të 35-vjecarit.

Trupi i të ndjerit mbahet në ruajtje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore deri në përfundim të plotë të ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa Prokuroria pritet të vendosë sot nëse do t’u japë trupin familjarëve apo jo.

Janë mjekët ligjore, që do të thonë fjalën e fundit, për mënyrën sesi është qëlluar ndaj Kacifasit dhe distancën prej nga është qitur me armë në drejtim të tij. Ndërsa përmes analizave toksikologjike, do të përcaktohet nëse 35-vjeçari ka qenë nën efektin e ndonjë substance.

Kujtojmë se më herët, avokati i familjes Kacifa në një intervistë për mediat greke u shpreh se trupi i 35-vjecarit do t’i kthehet familjes ditën e martë. Sipas tij autoritetet shqiptare kanë rëndë dakord t’i dorëzojnë trupin e të ndjerit familjes.

Zjarr Tv Ad