Familjaret e viktimave të Otrantos denoncojnë dëmtimin e varrezave te kesaj tragjedie ne qytetin e Fierit . Në një komunikim me mediat, familjarë të viktimave denuan me force ,neglizhencen e shtetit pas demtimit te Pllakes perkujtimore dedikuar viktimavete 20 viteve mëparë.
Pushime Shala kryetare e shoqatës nëpër kujtim te viktimave te Otrantos kerkoi nderhyrien e instancave shteterore dhe bashksie Fier per te ndalur degradimin e varrezave dhe pllakes se ngritur per ata që humben jetën ne tragjedinë e mësipërme .Sipas saj ,varrezat e kësaj tragjedie ne Fier dhe pllaka që jane fotot e viktimave nuk e meritojnë këtë gjendje qëjanë sot .Imazhi është i rëndë dhe mediat e huaja bëjnë object këtë gjendje nderkohë që ndërhyria e bashksie Fier është urgjente të riparojë pllakën përkujtimore në prag të 20 vjetorit te tragjedisë.
Njeri prej familjareve te viktimave Mevlud Sali kërkon vemendje nga qeveria dhe te kërkohet solidaritet per te restauruar simboliken e tragjedise. Historia nuk duhet të shkelet me këmbë dhe institucionet nuk duhet te flene gjume.
Pak dite më vonë në qytetin e Vlorës dhe Fierit priten ceremoni perkujtimore per viktimat e 28 shkurtit te vitit 1997 nderkohë që pritet reagimi i bashkise Fier per te reabilituar demtimet ne pllakën perkujtimore të viktimave që ishin nga ky qytet . Ne tragjedine e Otrantos humben jeten 28 persona nga qyteti I Fierit.//