Fati i mandatit të ministres Xhaçka “shkon” në Kuvend/ Socialistët nuk e dërgojnë çështjen në Kushtetuese. PD: Keni forcën e kartonit për ta vonuar, s’do e pengoni kurrë

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u mblodh këtë të mërkurë për të prezantuar raportet e opozitës dhe mazhorancës për ministren e Jashtme Olta Xhaçka. Përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës lexuan raportet e tyre për këtë çështje të cilat më pas do të shkojnë në Kuvend për t’u votuar.

Socialistët paralajmëruan në raportin e tyre se çështjen e ngritur nga opozita nuk do e dërgojnë në Kushtetuese.

Ndërsa PD i akuzoi se po e mbrojnë kolegen e tyre dhe se vetëm po e vonojnë me forcën e kartonit.

Përfaqësuesja e mazhorancës, Klotilda Bushka tha se ministrja Xhaçka nuk gjendet në kushtet e ndalimit të ushtrimit të mandatit.

Klotilda Bushka: Këtu askush nuk ka qëllim të mbrojë askënd. Ne zbatojmë në mënyrë të përpiktë parashikimet e ligjit dhe praktikat e GJK.

Për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimin e mandatit, shumica parlamentare, cmon se nuk nddohemi para rastit kur duhet vënë në lëvizje GJK.

Dërgimi në GJK është kompetencë e seancës plenare. Vetëm për rastet e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit vihet në lëvizje GJK me vendim të Kuvendit.

Kuvendi nuk është një noter që kthen një kërkesë të 1/10 se deputeteve në një kërkesë për GJK, po të ishte kështu vetë kushtetuta do thoshte që 1/10 i drejtohen direkt vetë GJK, e nuk ia linte Kuvendit.

*

Komisioni e përfundoi mbledhjen pas realtimit të Klotilda Bushkës, edhe pse opozita kërkoi fjalën. Ndërkohë që Bushka tha se rregullorja përcakton se mbi raportet nuk ka diskutime.

“Raportet do i cojmë për votim Kuvendit”, tha kryetarja e komisionit, Lindita Nikolla.

Ndërkohë që më herët, deputeti i PD, Gazment Bardhi tha se mazhoranca po e vonon ceshtjen, por nuk do e pengoje zbatimin e ligjit.

“Keni në dorë me forcën e kartonit për ta vonuar këtë cështje por s’do e pengoni kurrë zbatimin e ligjit në mënyrë të barbartë për një deputete të grupit tuaj parlamentar, për një ministre që duke përfituar nga pozita e deputetes e ministres ka vendousr të bëjë milioner bashkëshortin e saj”.

Zjarr Tv Ad