Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ka bë sot thirrje qeverisë shqiptare që t’i bashkohet sanksioneve të marra nga SHBA për kompanitë kineze të cilat kanë mbështetur Rusinë. Në lidhje me krizën ekonomike, Mediu u shpreh se do të jetë një krizë e gjatë dhe se qeveria duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme që prekin të gjithë sektorët e ekonomisë.
“Duke vlerësuar shqetësimin e Gjylametit, mendoj që është koha që qeveria dhe Parlamenti të shohë krizën ku ndodhemi që nuk do të jetë as e shkurtër as momentale dhe do të kapë shumë sektorë të ekonomisë. Qasja e qeverisë të mos jetë selektive.
Edhe në aktin normativ, jeni përqendruar në një fushë për një interes ekonomik. duhet ta mbështesim biznesin por duhet një qasje në tërësi për problemet me të gjithë ekonominë. Duhet një subvencionim i lëndëve të para sepse kjo do të ndikonte në mbarëvajtjen e biznesit sepse ata që do të paguajnë në fund janë qytetarët me taksa dhe çmime.Duhet shikuar një këndvështrim tjetër, siç është siguria. Po e shohim qe problemet e sigurisë ndikojnë edhe në ekonominë e vendeve.
Ndaj qasja si Parlament dhe qeveri duhet për të parë se cilat janë hapat e nevojshme që duhen ndërmarrë.Samiti i NATO dua ta them hapur, duhet të jemi krenarë e të vlerësojmë më shumë se kurrë edhe dokumenti i miratuar në Madrit faktin që jemi pjesë e NATOs.Arritje e parë ishte hapi i hedhur për Finlandën dhe Suedinë.
Anëtarët kanë përcaktuar qartë që Moska është kërcënimi më i madh. Ajo që po ndodh në Ukrainë është një akt agresioni ndaj një shteti që do të mbrohet.A jemi ne larg ne?Ne duhet të arrijmë tri pika: Kontribuues e të arrijmë nivelet që kërkohen, të luajmë një rol të rëndësishëm për situatën dhe interesit të shqiptarëve në rajon dhe të jemi një faktor stabiliteti.Në këto situata janë përcaktuar edhe risqet e Ballkanit.
Krahas debateve për cështjet ekonomike Kuvendi të kuptojë strategjinë kombëtare dhe ushtarake dhe si do ta përshtasim.Kërkoj që Parlamenti të vlerësojë faktin se SHBA 2 dite më parë ka vendosur sasskione ndaj disa kompanive kineze që kanë mbështetur Rusinë. Nuk jemi as ne të imunizuar.Kompani ruse që veprojnë këtu kanë qenë të lidhura me këto kompani që kanë shkelur sanksionet.Ndaj i takon qeverisë dhe Kuvendit që të flasë qartë dhe hapur që këto kompani nuk duhet të ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri”, tha ai.