Fatura e pa’dinjitetit!

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Denis Dyrnjaja

Fatura e pa’dinjitetit!

Kryeministrja italiane Gorgia Meloni mëson nga Kryeministri Rama se disa të rinj italianë kishin ikur nga një restorant shqiptar në Berat pa paguar.

Gjatë rrëfimit të pranishmit qeshën, ndërsa Meloni urdhëron sertë ambasadorin italian në Shqipëri të paguajë ai këtë faturë për të korrigjuar këtë veprim të turpshëm e për të treguar dinjitet për shtetin e saj.

Imagjinoni sa fatura duhet të paguajnë ambasadorët shqiptarë nëpër botë e sidomos në Itali për bashkatdhetarët tanë që nuk kanë lënë gjëmë pa bërë. Mesa duket Rama nuk e mendoi gjatë kur e tregoi këtë histori që më shumë është autogol se gol.

Ndërkohë ngjarja që Rama e rrëfeu si me humor është kthyer në debat politik në Itali, sepse është çështje dinjiteti, jo thjesht një fature. Por meqë ne e kemi harruar çfarë është dinjiteti na duket humor gjithçka.

Zjarr Tv Ad