Federata Shqiptare e Futbollit ka paditur drejtorinë e përgjithshme të tatimeve në Gjykatën Administrative.
Shkaku është mos-rimbursimin i TVSH-së prej rreth 2 milionë euorsh për investimin e bërë në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Impianti i ri rrezikon të mos përfundoj në kohën e përcaktuar nga FSHF, për këtë motiv.
Ministria e Financave, në fillim u shpreh se ky rimbursim nuk i takon palës paditëse.
Më pas deklaruan se rimbursimi nuk mund të marrin, pasi procedurat janë vonuar me një ditë nga afati i caktuar.
Për këtë çështje kaq delikate, në Tirana kohët e fundit erdhi edhe sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Theodoridis, i cili pati një takimi me kryeministrin e vendit Edi Rama ku ndër të tjera diskutoi edhe për rimbursimin që sipas tij i takon institucionit të futbollit. UEFA ka dal hapur në krah të FSHF dhe shoqërisw kuq e zi.
Nuk ka një datë se kur gjykata do të thërras palët, por burime në FSHF bëjnë me dije se gjithçka do të zgjidhet përpara qershorit.
Por edhe nëse zgjidhet më herët, stadiumi nuk do të jetë gati për ndeshjen e marsit kundër Turqisë.
Aktualisht në impiant po punohet dhe më këtë ritëm do të vazhdohet deri në fund të muajit mars.
Në rast se deri në këtë periudhë nuk ka një zgjidhje, atëherë punimet përmbyllëse do të ndalen në pritje të rimbursimit.