Fejzo: Grupi Alibeaj shumë i vogël, nuk ndikon te ne. Ia si është marrëdhënia ime me Bashën …

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Enkeleida Fejzo, kandidate për primaret në Tiranë në ‘Stay Tuned’ në MCN TV duke komentuar për mundësinë e daljes së një tjetër kandidati nga grupi i Alibeajt u shpreh se kjo nuk përbën asnjë shqetësim dhe se tashmë çdo demokrat e di se kush është Partia Demokratike.

Nuk besoj se ka disfavor, ata janë një grup shumë i vogël, sigurisht që do të marrin vendimet e tyre por PD e ka treguar se kush është partia demokratike dhe çdo demokrat e di shumë mirë me kë dhe duhet të shkojë. Ky grup i vogël nuk ndikon fare tek ne, ne jemi në garë, do fitojë një kandidat nga primaret dhe besoj se do fitoj ai që është më i miri dhe kjo fitore nuk do të jetë vetëm për ne, por për të gjithë Shqipërinë.

Ndërsa lidhur me marrëdhënien e saj me Bashën, Fejzo tha se nuk është aspak e mirë edhe pse ajo nuk është lëkundur asnjëherë nga qëndrimi i saj në PD dhe se e ka mbështetur atë në çdo fushatë.

Kur iu afrova procesit të primareve i jam ofruar me shumë dashuri. Ish kryetari Basha s’ka pasur asnjë dëshirë për të ofruar një figurë të re dhe jo vetëm kaq por kishte një mllef aq të madh sa nuk kërkonte të shkonte drejt hapjes së partisë por vazhdonte të gabonte dhe humbje pas humbje thoshte vetëm frazën sapo kemi filluar. Tashmë jemi në një rrugë të mbarë me një proces që do shkojë shumë mirë dhe jemi drejt hapjes.

Me Bashën kam pasur një marrëdhënie jo shumë të mirë. Luftën brenda llojit e kam kaluar njëherë dhe ka qenë kur kandidoi Basha me të ndjerin Olldashi, ku unë isha haptazi në krahun e të ndjerit dhe kjo ndikoi në punën time duke ndjerë presion haptazi. Kam qenë e detyruar të jap dorëheqjen nga puna, por unë nga ajo kohë nuk e përmend më emrin e tij, edhe pse kam qenë gjithmonë në PD dhe e kam mbështetur në të gjitha fushatat e tij.

Zjarr Tv Ad