Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, pas marrjes së vulës, ka komentuar lajmet që qarkullojnë se vajza e tij, Argita Malltezi mund të drejtojë në të ardhmen partinë.
Në një intervistë për gazetarin Martin Kiri të Albuktv, nje televizion online në Britaninë e Madhe, Berisha u shpreh se askush nuk mund të përdorë trashëgiminë familjare, por ai shtoi se nëse fëmijët e tij do të kenë synim të marrin drejtimin e PD, ato duhet që t’u nënshtrohen proceseve të votimit brenda partisë.
“Nuk mund të përdorin trashëgiminë familjare. Nëse kanë dëshirë të ndjekin hierarkinë dhe ngjitjen në PD duhet t’u nënshtrohen proceset demokratike për votimin brenda PD si gjithë të tjerët”, tha ai.