Fier, organizuan aktivitet me muzikë, policia pezullon aktivitetin e klubit të natës

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pavarësisht se qerveria shqiptare mori vendim për ndalimin e aktiviteteve të klubeve të natës, kjo duket se nuk i kanë ndaluar pronarët të organizojnë festa të tilla. Policia e Fierit pezulloi aktivitetin e një klubi nate mbrëmjen e djeshme (20 korrik) për një periudhë 1 vjeçare.Më herët ky subjekt kishte marrë një gjobë prej 1 mln lekësh të vjetra.“Në vijim të kontrolleve për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020 dhe Aktit Normativ Nr. 30 datë 20.07.2020,  Neni 1 pika 7/1 për “Mosrespektim të detyrimit të mbylljes së klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedise të mbyllura ose të hapura nga subjektet”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë konstatuar mbrëmjen e djeshme një subjekt night club me muzikë që ushtronte aktivitetin në mënyrë të kundërligjshme” – njofton policiaPolicia e Fierit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Zjarr Tv Ad