Kosovë: Humb jetën nje doktor , viktima nga Covid nga rradhët e mjekësisë

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Kosovë është shënuar viktima e parë si pasojë e Covid-19 nga bluzat e bardha.Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë mjeku Fadil Zuka.“Ndahet nga jeta mjeku familjar Dr. Fadil Zuka. Dr.Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për të ju shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e 90-ta. Në kohët më të vështira kishte shërbyer në Ambulanten e Shoqatës Humanitare ‘Nëna Terezë’ në Viti, pastaj në Pozheran”, thuhet në njoftim.Sipas informacioneve, Zuka vuante edhe nga diabeti.Deri tani në Kosovë me coronavirus janë infektuar 5,877 persona, ndërsa 3,069 persona janë shëruar.Numri i viktimave ka shkuar në 139, teksa aktualisht janë 2,669 raste aktive. Aktualisht raste aktive me COVID-19 në Kosovë janë 2 mijë e 669

Zjarr Tv Ad