Shfrytëzoi seksualisht adoleshenten dhe i vuri tritol në banesë, lihet në burg 23-vjeçari

0
232
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ky është Alket Brata ,23 vjeçari nga Kruja i akuzuar për shfrytëzimin seksuale të një 17-vjeçareje dhe tritol vënien në banesën e saj pas denoncimit në polici. Gjykata e Krujës vendosi ta mbajë në burg për akuzat që janë ngritur ndaj tij në një seancë me dyer të mbyllura për shkak të protokolleve të sigurisë për shkak të koronavirusit. Brata bashkë me 5 persona të tjerë akuzohen nga Policia se droguan dhe shfytëzuan seksualisht të renë nga Fushë Kruja, ndërsa dyshohen edhe për veprimtari në fushën e narkotikëve. Për këto vepra akuzohen edhe Edison Çangu, Fatjon Leka, Leonard Stafa, Arbis Shima dhe Ameld Merlika, për të cilët gjykata ka caktuar më herët masat e sigurisë. Pas arrestimit të bashkëpunëtorëve, 23-vjecari dyshohet se hodhi një sasi tritoli në banesën e vajzës, që fatmirësisht nuk shpërtheu. Ata u vunë në pranga në kuadër të operacionit  të koduar “Nikla”, për të cilin policia tha se ishte finalizim i një punë hetimore disa mujore.

Zjarr Tv Ad