Fier/ Shpërndante pica, 45-vjeçari përplaset nga makina

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident ka ndodhur në lagjen “1 Maji” të qytetit të Fierit, ku një automjet ka përplasur një shpërndarës picash.

Mësohet se i dëmtuari është një 45-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është goditur në kokë dhe ndodhet në sallën e operacionit në gjendje të rëndë.

Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad