Fituesi i tenderit të uniformave të policisë nuk plotëson kriteret

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas rreth një viti nga data e hapjes së prokurimit është shpallur fituesi për tenderin me objekt ‘Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit’.Fitues i kontratës me një fond limit prej 2.8 miliardë lekësh është shpallur operatori ekonomik D&E me administrator dhe pronar të vetëm, Ismail Kadiun, në bashkëpunim me 3 kompani të tjera të cilat janë të huaja.Në fakt në garë kanë hyrë 3 operatorë, dy prej të cilëve janë skualifikuar për mosplotësim kriteresh teknike, duke lënë kështu në garë vetëm fituesin.Rezulton se dhe kompania fituese ka pasur mangësi në plotësimin e kritereve pasi në nisjen e procedurës nuk zotëronte në sistem elektronik shpërndarjeje.Në aneksin 9 theksohet: ‘Operatori që do furnizojë Policinë e Shtetit me uniforma duhet të ketë si pjesë të punës së tij dhe një sistem elektronik për t’u përdorur nga Policia e Shtetit dhe vete operatori’.Kjo kontratë është hapur më 26 korrik 2019 dhe ishte parashikuar të mbyllej në 19 gusht të po të njëjtit vit. Por për rezulton të jetë shtyrë disa herë.Sipas të dhënave të publikuara në QKB kompania D&E në dhjetor të vitit 2019 ka shtuar në objektin e aktivitetit ‘Prodhime aplikacione softëare dhe sistemesh për menaxhimin e shpërndarjes së uniformave dhe mallrave’, veprim që në fakt është bërë pas shtyrjes së afatit.Por edhe pas finalizimit rezulton të jetë shoqëruar me ankesa nga operatorët e skualifikuar. Me këtë fond do të sigurohen 8 tipe të uniformave, 4 forma të gradave, stema dhe këpucë të posaçme.Në formularin e njofitmit të fituesit, Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se afati kohor i ekzekutimit do të jetë brenda datës 1 prill për artikujt e uniformës verore dhe brenda datës 1 shtator për artikujt e uniformës dimërore.

Zjarr Tv Ad