Rama për listat e hapura: Nuk jam aq budalla saqë PS të refuzojë shqiptarët, Basha të përgatitet për humbje

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas një konsumi prej dy mandatesh, kryeministri Edi Rama pranon se nuk është aq budalla saqë të refuzojë kërkesën e shumicës së qytetarëve për lista të hapura. Në një konferencë për gazetarët, Rama tha se nëse Basha në pushtet vihet me formula, duke ju referuar këtu debatit për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore,  atëherë të përgatitet për humbjen e radhës.Sipas shefit të qeverisë, populli është më i mërzitur me opozitën se me qeverinë.

Edi Rama: Nuk jam aq budalla sa të mos kuptoj që atë që shqiptarët e duan sot, PS-ja nuk mund ta refuzojë dhe pastaj të marrim ne koston. E gjitha lidhet me idenë dhe frikën, i gjithë atyre që e duan Shqipërinë se mos çmendet prapë grupimi i partive që janë jashtë për të bërë atë që bëri. Një qeveri pas 7 viteve ka më shumë te meta se pas një viti, por populli të jetë më i mërzitur me opozitën se me qeverinë nuk e kam parë në ndonjë vend, edhe njerëzit e mërzitur me ne janë më të mërzitur me opozitën. Këto kërcënime apo gjoksin imagjinar të Mic Sokolit i përkasin të shkuarës.Koalicionet nuk ndalohen dhe nuk do të ndalohen, së dyti në kohën që i referoheni kishim një sistem që e kishim akoma deri kur të ndryshojë dhe me atë kemi fituar dhe humbur, prandaj pyetja është pa sens, por cdo gjë është e përmirësueshme, edhe qeveria prandaj bëhen zgjedhjet dhe jo më përmirësimi i procesit zgjedhor.Ne po bëjmë një përmirësim të procesit zgjedhor. Nëse Basha mendon që në pushtet vihet me formula dhe me rrugë që nuk kalojë nga vota e qytetarëve, atëherë thjesht dhe vetëm përgatitet për humbjen tjetër. Nuk mendoj që në Shqipëri gjerat ndahen me formula, por tek mejdani. Kush ka më shumë vota fiton. Nëse PD-ja është e pandalshme nga ajo që deri dje e quante SHPK-ja e Monikës, me Ndokën, Fate Mediun, të gjithë me radhë askush nuk do i ndalojë” tha ai.

Zjarr Tv Ad