Fjolla Morina i shpëton paq burgut, Gjykata e Kosovës refuzon ekstradimin e saj drejt Shqipërisë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Kosovës ka refuzuar ekstradimin e këngëtares Fjolla Morina drejt Shqipërisë. Morina ditën e sotme është liruar nga paraburgimi aty ku mbahej që prej datës 19 korrik.

Avokati Fanol Krasniqi ka bërë me dije për mediat kosovare se klientja e tij është liruar dhe se Gjykata ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e saj.

Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ajo u kap me dy pistoleta në makinën e saj, shoqëruar nga dy persona të tjerë.

Zjarr Tv Ad