Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Me hidhërim mësova lajmin se ndërroi jetë Ahmet Ashiku, demokrat i madh, zotni fisnik, intelektual i qytetit të Peqinit dhe themelues i degës vendore të Partisë Demokratike.
Ahmet Ashiku drejtoi PD-në e Peqinit në vitet e vështira 1997-2001, duke i përçuar gjithnjë bashkëqytetarëve të tij mesazhe përbashkuese.
Familja Ashiku humbi babain dhe bashkëshortin e mrekullueshëm ndërsa Peqini humbi një qytetar model dhe kontribues të çmuar.
Ne demokratët humbëm njërin prej nesh, një demokrat që i dha vlerë politikës.
Ngushëllime familjes Ashiku, të afërmve dhe bashkëqytetarëve të tij!
U prehtë në paqe!
I paharruar Ahmet Ashiku!