Flamur Noka për shkarkimin e Gledis Nanos: Mblodhi të dhëna për qeverinë, të shohim tani a do i vijë goja apo jo

0
223
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Flamur Noka për shkarkimin e Gledis Nanos: Mblodhi të dhëna për qeverinë, të shohim tani a do i vijë goja apo jo

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëkohësisht një nga mbështetësit më të zjarrtë të Sali Berishës, Flamur Noka ka komentuar largimin e Gledis Nanos nga kreu i Policisë së Shtetit.

Noka thotë në Facebook, se Nano u përdor dhe u “shtyrdh si limon” nga qeveria siç edhe ka ndodhur me drejtorët e tjetër.

Por fjalia e fundit në komentin e shkurtër të Nokës në Facebook, është dhe ajo më “mistike”. Deputeti i PD-së aludon se Nano gjatë qëndrimit të detyrë “mblodhi të dhëna për bëmat e qeverisë”.

Shkrimi i plotë i Nokës:

4 ministra të brendshëm dhe 4 drejtorë të përgjithshëm të Policisë sê Shtetit ka ndërruar Rama. Asnjë nga drejtorët e emëruar prej tij nuk ka patur gradën madhore për të ushtruar detyrën.

Të gjithë janë katapultuar me urdhrin e Ramës dhe po të gjithë rezultuan fiasko.

Gledis Nano u paraqit si hero i antiterrorit, me mbështetje të madhe përtej oqeanit. Heroi nuk e mbushi vitin, e la policinë me standardet që e gjeti nga paraardhësi i tij Ardi Veliu.

E emëruan jashtë kritereve, e përdorën, e shtrydhën si limon, s’iu mjaftoi, e hodhën.

Pranoi t’iu shërbente, të keqpërdorej,

dhe si të gjithë paraardhësit rilindas dështoi.

Ndryshe nga të tjerët, Gledis Nano mblodhi të dhëna për gjëmat e qeveritarëve. Tani të shohim a do i vijë goja apo jo.

Zjarr Tv Ad