Marrëveshja për lëvizjen e lirë hyn në fuqi në mesnatë, KFOR mobilizohet në veri të Kosovës

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Forcat e KFOR-it janë vendosur kudo përgjatë rrugës për në Veriun e Kosovës. Kur kanë mbetur pak orë deri në zbatimin e masës për dokumentet identifikuese, ekziston një mobilizim më i madh i tyre që situata të jetë e qetë.

Marrëveshja që hyn në fuqi mesnatën e së mërkurës, mundëson që qytetarët të mund të lëvizin lirshëm vetëm me letërnjoftime. Ministri i Brendshem, Xhelal Sveçla tha se pret që Serbia të ndërprese fletë hyrje-daljet për qytetarët kosovarë, por nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë Kosova do të vendosë reciprocitetin.

“Pas 11 vjetësh shtetasit tanë do të shkojnë në Serbi dhe nuk do të kenë nevojë të pajisjen me ndonjë dokument shtesë, i cili përveç që ka qenë fyes dhe i njëanshëm, ka shkaktuar edhe pritje”, tha ai në emisionin RTK Prime.

Sveçla shtoi se Serbia për të shpëtuar fytyrën e saj, po vendos pankarta në territorin e vet, ku thotë se nuk e njeh Kosovën. Ai theksoi se s’ka ndonjë marrëveshje të shkruar për largimin e fletë hyrje-daljeve, por thjesht Serbia është pajtuar për levizjen e lire.

Zjarr Tv Ad