Vranësira dhe reshje lokale, ky është parashikimi i motit në ditën e parë të vjeshtës

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moti ditën e sotme në vendin tonë do të jetë me vranësira në të gjithë territorin dhe në mesditë do të ketë prani të reshjeve lokale me intensitet të ulët.

Dita e parë e vjeshtës meteorologjike në vend do të ndikohet nga masat ajrore të paqendrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e gradualisht prej mesditës me dendësim vranësirash në të gjithë vendin.

Në mesditë e pasdite shi lokal me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi e lehtë e përkohësisht mesatare duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 12 deri 27°C

në zona e ulëta 17 deri 32°C

në zona bregdetare 18 deri 31°C

Zjarr Tv Ad