Flet deputeti i PD Kreshnik Çollaku, dëshmitar i tragjedisë në Potam: Isha vetëm 20 metra larg, ishte horror

0
13833
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka rrëfyer tmerrin që i kanë parë sytë ditën e sotme në plazhin e Potamit në Himarë, ku një skaf me drejtues një oficer policie,  përplasi për vdekje një vajzë 7 vjeçare.

Përmes një postimi në “Facebook”, Çollaku tregoi se fëmija ndodhej në breg dhe familjarët ishin pranë sa, duke e përshkruar të gjithë ngjarjen si “horror”.

Më tej deputeti i ka bërë apel insitucioneve që të ndalojnë përdorimin e këtyre skafeve në breg të detit.

“Vetem 20 metra larg vendit ku ndodhesha une sot jam deshmitar i nje tmerri ne brigjet e Himares ne Potam.

Fjalet ngushelluese,keqardhja shkarkimet nga insitutucionet e shtetit nuk mjaftojne per tragjedine e sotme te Himares ku nje vajze 5 vjecare u coptua ne breg te detit nga nje skaf i dimensioneve te medha dhe nje mjet detar lluksi.

Pergjigjia e shtetit sot duhet te jete ndalimi i menjehershem i perdorimit te ketyre skafeve lluksi ne brigjet e detit mbi koken e pushuesve.

Kjo per sot.

Neser duhet te kuptojme se si eshte e mundur qe nje mjet te tille detar lluksi ta posedoje nje oficer i thjeshte policie”, shkruan Çollaku krah videove të postuara.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në në plazhin e Potamit në Himarë.

Arjan Tase, aktualisht mban detyrën me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Tase ka qenë i pezulluar më herët pasi akuzohej për lejimin e kultivimit të kanabisit, por është rikthyer sërish në krye të komisariatit të Himarës.

Më poshtë videoja nga deputeti Kreshnik Collaku:

https://www.facebook.com/1268242510/videos/pcb.10227792258773100/545447877322302

Zjarr Tv Ad