Flet ish-sekretari i PD: Kandidimi i Agron Shehajt, ka nervozuar një pjesë të PD-së në Tiranë…

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-sekretari i PD në Berat Namir Lapardhaja, thotë se futja në garën për kryetar partie i Agron Shehajt dhe mbështetja që demokratët i kanë bërë atij, ka nervozuar një pjesë të PD-së në Tiranë. “Nuk mund të shpjegohet ndryshe intesifikimi i sulmeve ndaj tij në ditët e fundit. Që gjithsekush të pozicionohet në një garë, nuk përbën kurrfarë problemi. Ashtu sikurse nuk ka asnjë të keqe të mos jesh mbështetës i tij në këtë fushatë brenda partisë. Por akuzat e ndërtuara mbi parimin “ç’ne ai?!” janë të ulta”, shkruan ndër të tjera Lapardhaja.

Sipas tij, Partia Demokratike ka një traditë aspak për t’u krenuar me ata që kanë menduar ndryshe nga kryetari në gjithë historikun e saj, shkruan. “Do ishte në shëndetin e saj të shkëputej nga kjo trashëgimi dhe të dalë nga kjo garë e bashkuar, duke respektuar gjithkënd dhe duke u dhënë dorën të gjithëve”, vijon ish-sekretari i PD.

Shënimi i plotë i Namir Lapardhasë:

Kandidimi i Agron Shehajt dhe pritja që po i bëjnë demokratët duket se ka nervozuar një pjesë të PD-së në Tiranë. Nuk mund të shpjegohet ndryshe intesifikimi i sulmeve ndaj tij në ditët e fundit. Që gjithsekush të pozicionohet në një garë, nuk përbën kurrfarë problemi. Ashtu sikurse nuk ka asnjë të keqe të mos jesh mbështetës i tij në këtë fushatë brenda partisë.

Por slumet e ndërtuara mbi parimin “ç’ne ai?!” janë të ulta. Partia Demokratike ka një traditë aspak për t’u krenuar me ata që kanë menduar ndryshe nga kryetari në gjithë historikun e saj. Do ishte në shëndetin e saj të shkëputej nga kjo trashëgimi dhe të dalë nga kjo garë e bashkuar, duke respektuar gjithkënd dhe duke u dhënë dorën të gjithëve.

Kushdo që do të fitojë, duhet ta ketë të qartë se përpara do të ketë një përpjekje sizifiane. Opozita do të jetë e gjatë, e vështirë dhe e lodhshme. Kush thotë të kundërtën e kësaj, thjesht gënjen. Ndaj vetëm e vërteta, bashkimi dhe të parit njëri-tjetrin si bashkëpunëtor dhe si pjesë të së njëjtit mision, mund ta ndihmojë PD-në në këtë rrugë.

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad