Flet Silva Bino: Maska të mbahet edhe kur të dalë vaksina

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka kërkuar nga qytetarët, që të mbajnë maskën, sepse mbrojnë veten e tyre, por ky kusht duhet zbatuar edhe pasi të dale vaksina, pra të mos hiqen maskat.

Ajo që është më e rëndësishme është që të gjithë ne duhet të kuptojmë realitetin e ri, pasi një veprim joni i pakujdesshëm bëhet shkak për vdekjen e një të moshuari, apo të një personi vunerabël. Mbajtja e maskës është një veprim aq i thjeshtë, por dhe aq i rëndësishëm.

Njerëzit shpesh thonë pse vetëm këto do respektojmë ne? Vetëm maska dhe higjena? Edhe në momentin që do të kemi v aksinën, përsëri këto masa duhet të zbatohen, derisa sa vaksina të ketë një efikasitet”, është shprehur Bino, e cila foli edhe për laboratorët në ISHP.

“Aktualisht në rrjetin e ISHP-së, kemi tre laboratore, një bazë në ISHP, një i kërkimeve veterinare dhe i treti i cili është i lidhur me ISHP-në. Dhe pastaj kemi laboratorin e QSUT-të. Kemi 4 laboratore që po funksionojnë në rrjetin publik. Kemi edhe rrjetin e laboratorëve private.

Në pritje të testit të shpejtë, Bino tha se “Do të jenë një revolucion, do të ofrojë testimin sa më afër qytetarit, që do të ndihmojë në izolimin dhe masat e menjëhershme të kontorllit. Janë teste që kryhen në terren”, është shprehur epidemiologia Bino.

Zjarr Tv Ad