Greqia ka mbyllur kufirin me Shqipërinë/ Nuk ka besim për tamponët…

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është paralajmëruar se; duke filluar nga dita e nesërme, do të mbyllet pika kufitare e Kapshticës, ku do të mbetet e hapur vetëm Kakavija. Shkak për këtë mbyllje, është bërë f alsifikimi i testeve të t amponit, ku qytetarë shqiptarë janë  munduar të kalojnë kufirin.

Pra, pas arritjes deri në këtë pikë, do vendoset kalimi i qytetarëve shqiptarë, do të bëhet vetëm me test negativ, si dhe vetëm nga Kakavija, sepse në këtë pikë kufitare, është e mundur të verifikohet realisht mundësia, nëse individët janë të prekur.

Të gjitha organet greke të sigurisë, janë vënë në alarm, sepse në zonën e Korçës ekzistojnë laboratorë, të cilat f alsifikojnë përgjigjet e testeve, në mënyrë që të hyjnë në territorin grek.

Një shtetase e quajtur Kostandina Tomaj, është kapur me tampon të pavërtetë, por ka mundur të largohet me shpejtësi, duke i shpëtuar kështu ndalimit nga efektivët.

Të ndaluar të tjerë janë; Idajet Tocka dhe Ina Veliu. Sipas informacioneve të shërbimeve greke keta shtetas, kanë sh frytëzuar mungesën e ekipit të mjekëve, që kryejnë testet verifikuese.

Zjarr Tv Ad