Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pedagogu Mark Marku ka denoncuar ndërhyrjen e policisë në fakultetin e Histori- Filologjisë.
Duke folur për mediat, ai tha se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, po përdor policinë për kërcënimin e studentëve dhe pedagogëve.
“Sjell policë për të kërcënuar studentë dhe pedagogë. Bashkë me imazhin e qeverisë, këta po shkatërrojnë çdo strukturë shtetërore. I kemi filmuar të gjitha. Do ta çojmë rastin në gjykatë dhe te Avokati i Popullit. Fshiheshin pas mureve që mos tu dilnin fytyrat, ky është imazhi i policisë së Sandër Lleshajt”, deklaroi Marku.
Ai e cilësoi Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Lleshaj pa asnjë moral.
“E vetmja thirrje ndaj tyre është të mos bëjnë budallallëqe se nuk frikësohemi”, tha në mbyllje Mark Marku.