Mbyti gruan, Prokuroria kërkon burg përjetë për burrin, çfarë rrezikon mjeku

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rrezikon dënimin me burg përjetë 75-vjeçari Namik Velaj, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij Vreke Velaj.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me burg përjetë për të në seancën e sotme dhe me 3 vite burg e dy të tjera heqje të drejtës për ushtrimin e detyrës, për mjekun Ilir Tanku, i cili akuzohet se fshehu ngjarjen e ndodhur në janar të vitit 2017.

Nga hetimet e policisë rezulton se vrasja e Vreke Velaj është bërë nga i shoqi, i cili e ka mbytur, ndërsa më tej ka fshehur ngjarjen.

Vdekja e gruas 67-vjeçare u trajtua si vdekje natyrale, por nga hetimet e policisë rezulton e provuar se autori i krimit është bashkëshorti i saj Namik Velaj, 75 vjeç, banues në Patos.

Dyshohet se i moshuari e ka mbytur të shoqen dhe më tej ka bërë gjithçka për ta sajuar si ngjarje natyrale, duke inskenuar situata të besueshme te mjeku.

Dyshimet për vrasjen e së moshuarës u hodhën nga familjarët e saj, pasi konstatuan shenja në qafë gjatë ceremonisë funerale.

Namik Velaj akuzohet për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Ndërkohë mjeku Tanku akuzohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Mjeku akuzohet për shpërdorim detyre, pasi ka qenë në punë në momentin kur Namiku ka dërguar të shoqen në spital dhe kur është deklaruar vdekja e saj.

Zjarr Tv Ad