“Opozita e re” merr pjesën në Kuvend, i jepet nënkryetari dhe tre komisione

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas hyrjes në Parlament të deputetëve të asaj që njihet si “opozita e re”, tashmë pritet ti kalojë edhe pjesa që ka të bëjë me drejtimin e institucionit.

Ka qenë kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, ai që ka kërkuar që grupet e reja parlamentare që kanë zënë vendin e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të marrin postet drejtuese.

Bëhet fjalë për nënkryetarin e Kuvendit dhe për drejtimin e tre komisioneve.

Kështu deputetët e rinj të PD-LSI, do të kenë përfaqësi si nënkryetar Kuvendi por edhe si kryetarë në Komisionin e Mediave dhe Arsimit, Komisionin e Integrimit Europian dhe Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.

Ndër të tjera deputetët e rinj, do të jenë pjesë edhe të delegacioneve parlamentare në institucionet ndërkombëtare.

Zjarr Tv Ad