Foto nga paparaci/ “Gabimi” i Blendi Klosit

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy ish-ministra, por mbi të gjitha dy miq të mirë kanë treguar se miqësinë e tyre e ruajnë të konsoliduar edhe jashtë Parlamentit. Flasim për Mimi Kodhelin dhe Blendi Klosin që si dy socialistë të vjetër kanë treguar se kanë konsoliduar lidhjen miqësore.

E në fakt ky është një fenomen që e shohim shumë shpesh mes socialistëve të vjetër, por edhe atyre të rinjve. Megjithatë, i kemi sjellë këtë foto për të treguar një ‘gabim’ të bërë nga deputeti i Beratit. Ashtu si shihet, i përfshirë në bisedë me mikeshën e tij, Blendi Klosi ka mbështetur këmbën te muri i bardhë i Parlamentit.

Me gjasa kjo pakujdesi do të lërë shenjë më pas, ashtu siç jemi të sigurt që deputeti as që e ka kuptuar këtë gjest të bërë. I hutuar në bisedë dhe i lodhur nga seanca parlamentare, Klosi është përfshirë në bisedë, pa menduar ‘për pasojat’.PANORAMA.COM

Zjarr Tv Ad