Aksident i rëndë në aksin Kavajë-Durrës, katër mjetet përplasen me njëra-tjetrën, plagosen pasagjerët (DETAJE)

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Kavajë-Durrës.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se janë përplasur kater mjete me drejtues shtetasit E. R., Z. S., A. Sh., dhe Xh. H.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët shtetasit V. R., dhe E. S., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njotimi i plotë:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 25.09.2022, në rrugën Kavajë – Durrës, janë përplasur mjetet me drejtues shtetasit E. R., Z. S., A. Sh., dhe Xh. H.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët shtetasit V. R., dhe E. S., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad