(Foto) Pas përjashtimit, Noka largohet irrituar nga Kuvendi! Shihemi si armiq, na ka zbuar partia jonë!

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u përjashtua nga seanca e sotme plenare, për shkak se bllokoi foltoren e Kuvendit.

Ai është larguar nga Kuvendi, ku shoqërohej nga deputeti Luan Baçi. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga LSA-ja, dëgjohet Baçi që thotë: Shihemi si armiq, na ka zbuar partia jonë.

Seanca e sotme plenare ka nisur me debate të ashpra mes deputetëve të Partisë Demokratike, grupi i Alibeajt me atë të Berishës.


Shkak është bërë përjashtimi i deputetëve të Berishës nga grupi parlamentar i PD-së. Kjo ka sjellë në agravimin e situatës.

Zjarr Tv Ad