Fotot nga paparaci/ Flutura Açka ndryshon stil, shfaqet me të bardha në Kuvend

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ky është sesioni i saj i dytë si deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Shkrimtarja Flutura Açka mund ta definojmë si një nga personazhet më të paqta në politikën tonë, duke preferuar që të mbajë qëndrime fikse, pa u përfshirë në debate.

Natyrisht që e njëjta gjë vlen edhe për pamjen e saj. Deputetja e Partisë Demokratike të enjteve zgjedh një veshje formale, duke qëndruar neutrale edhe me ngjyrat. Kujtojmë që për disa javë me radhë, Açka ishte e pranishme në Parlament me një bastun, duke zbuluar kështu një problem të sajin shëndetësor. Por, duket se këto ditë tashmë i përkasin të shkuarës dhe bashkë me përmisimin e shëndetit të saj, ajo ka zgjedhur të vijë edhe më e çelët në veshje.

Konkretisht, ajo u paraqit këtë të enjte në Kuvend e veshur komplet me të bardha. Krahas këmishës dhe pantallonave të bardha, ajo kishte zgjedhur të hidhte krahëve edhe një triko të lehtë të bardhë dhe me dantellë. Duhet thënë se e bardha është një nga ngjyrat që më së shumti i shkon portretit të saj.

Zjarr Tv Ad