Fotot nga paparazzi/ Deputeti socialist Erion Braçe përshëndet me simbolin e demokratëve

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Erion Braçe ka qenë shpesh pjesë e faqeve tona. Herë për miqësitë e tij të ngushta brenda Partisë Socialiste, e herë edhe për lookun e tij, që duhet thënë nuk ka shumë të përbashkta me politikanët e tjerë.

Këtë herë, ajo që na tërhoqi vëmendjen është pikërisht përshëndetja e Erion Braçes. Teksa ka lënë seancën plenare në shoqërinë e Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, deputeti nuk e ka kursyer një përshëndetje për paparacin tonë.

Vetëm se përshëndetja në fakt është simboli i Partisë Demokratike. Ndonëse dy gishtat lart janë një simbol universal, në Parlament, identifikohet me simbolin e Partisë Demokratike.

Natyrisht që gjithçka ka qenë një pozë e çliruar, duke mos menduar se në fakt është një provokim për kolegët, që kanë qenë duke lënë seancën pas tij./panorama.com.al

 

Zjarr Tv Ad