Fotot nga paparazzi/ Dy deputetet e PD-së bëjnë ‘xing’ me veshjet e tyre

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me ritme të shpejta ka nisur sesioni i ri parlamentar. Ligjvënësit u janë rikthyer seancave plenare, ku përballja politike parashikohet e nxehtë për debatet që do të zhvillohen, por edhe për fotot që do të mbërrijnë nga institucioni i rëndësishëm i vendit tonë. Paparaci ynë edhe këtë të enjte ka qenë në seancën plenare, ku ka sjellë edhe shkrepjen e radhës nga deputetët tanë.

Parakalimi i veshjeve dhe i ngjyrave edhe këtë herë ka qenë i larmishëm mes kolegëve. Por ajo që na ra në sy ishin dy deputete të Partisë Demokratike që duket se në veshje kishin bërë xing. Deputetja Flutura Açka është fotografuar teksa futej në seancën plenare, bashkë me kolegen nga selia blu, Merita Bakiu.

Ashtu si shihet edhe në foto, dy zonjat kishin zgjedhur një kostum të së njëjtës ngjyrë. Ndonëse edhe prerja e këtyre veshjeve dukej shumë e afërt, e menjëhershme ka qenë dallimi i dy zonjave me të njëjtën nuancë të jeshiles. Një përzgjedhje e rastësishme, që me gjasa është vënë re edhe nga të tjerë në Parlament.

Zjarr Tv Ad