Francë, “jelekverdhët” përplasen sërish me policinë

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protestat e “jelekverdhëve”, që morën këtë emër pikërisht prej jelekëve të verdhë që drejtuesit e mjeteve duhet të mbajnë me detyrim në automjetet e tyre, nisën në nëntor me në fokus kundërshtinë ndaj rritjes së planifikuar të taksave të karburantit. Edhe pse rritja e planifikuar u anulua si pasojë e protestave që u kthyen edhe të dhunshme, lëvizja në fjalë vijon ende me protesta mbarëkombëtare kundër qeverisë së Macronit, me justifikimin tashmë të irritimit të përgjithshëm mbi koston e lartë të jetesës dhe shumë taksave të tjera. Në Paris, disa demonstrues mbanin arkivolë të sajuar, për të simbolizuar 10 personat që kanë humbur jetën gjatë protestave, kryesisht për shkak të aksidenteve që vinin si pasojë e bllokimit të rrugëve prej demonstruesve. Demonstratat e dhjetorit shënuan edhe disa nga rastet më të dhunshme që Parisi nuk i kishte parë ndër dekada, me dhunuesit që dogjën makina dhe vandalizuan dyqane e gjithçka gjenin përpara. Megjithatë, protestat e këtij muaji në Paris nuk kanë qenë me doza kaq të larta shqetësimi, me përjashtim të një rasti kur një ish-kampion francez boksi nisi të godiste një polic në kryeqytet, duke tronditur shumëkënd.

 

Zjarr Tv Ad