Frika nga terrorizmi, Boateng nuk e merr familjen në Francë

0
530
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jerome Boateng nuk do të marrë me vetë familjen në stadium gjatë Kampionatit Evropian. Mbrojtësi i Gjermanisë ishte në fushën e “Stade de Francë” në Paris, më 13 nëntor 2015, kur u dëgjuan shpërthimet e bombave jashtë stadiumit dhe skuadra u detyrua ta kalonte gjithë natën në dhomën e zhveshjes.

Boateng feston fitoren e botërorit me vajzat në Brazil
Boateng feston fitoren e botërorit me vajzat në Brazil

“Familja dhe fëmijët e mi nuk do të vijnë në stadium, mendoj se rreziqet janë të mëdha. Është një mëkat që duhet të përballemi më një problem kaq të madh. Kohët e fundit kanë ndodhur shumë gjëra, të cilat të bëjnë të reflektosh. Dua të përqendrohem vetëm te loja, do të ndihem më i qetë nëse familja nuk do të jetë në stadium”, u shpreh Boateng, baba i dy vajzave binjake 5-vjeçare në një intervistë për Sport Bild.

BW/d.i.

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad