Frikë nga shkarkimi në Kuvendin e 2 dhjetori? Ja si përgjigjet Berisha!

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i druhet një shkarkimi në Kuvendin e 2 dhjetorit të Partisë Demokratike, duke u shprehur besimplotë te demokratët, por thekson se do të respektojë vendimin e tyre.

Berisha po ashtu ftoi të gjithë demokratët që të marrin pjesë në Kuvendin e 2 dhjetorit.

“Janë të ftuar pa përjashtim, por varet nga vendimi i tyre. Janë të mirëpritur nëse vijnë nëse nuk vijnë janë të mirëpritur dhe do vijnë”, tha Bersha.

Pyetje: A ju shkakton emocion 2 dhjetori duke qenë se anëtarët e kuvendit kombëtar kanë në dorë ose t’ju votë-besojnë ose shkarkojnë.

Berisha: Jam besimplotë tek demokratët dhe i vendosur të respektoj cdo vendim të tyre.

Pyetje: A njeh përgjegjësi tek vetja për humbjen e zgjedhjeve të 14 majit?

Berisha: Për vjedhjen e zgjedhjeve të 14 majit në kod dhe moral në ligj dhe moral mban përgjegjësi ai që vjedh. Në ditën zgjedhje nuk është ditë e provimit të forcës, por është një garë që bazohet në ligjin e asgjësuar nga Edi Rama.

Sali Berisha mban përgjegjësi për cdo dobësi të shfaqur gjate fushatës ditën e zgjedhjeve e me radhë, por për vjedhjen nuk ka askush përgjegjësi. Përgjegjësinë e ka hajduti, duhet të mësohemi ti japim përgjegjësinë atij që e meriton dhe ne do ja japim. Prandaj kemi në këmbë për ti dhënë reston hajdutit që preku zgjedhjet.

Zjarr Tv Ad