Frrok Çupi: Arrestimi i Berishës është çështje kohe

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti dhe gazetarin Frrok Çupi, në një dalje televizive ka komentuar situatën politike në vend kryesisht brenda Partisë Demokratike. Çupi u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha është një figurë, e cila ka dalë tërësisht jashtë kohës. Ai tha se ish-kryeministri nuk është një faktor politik por një bust i të shkuarës. Sipas tij, fundi dhe rrënimi i mitit të Berishës ka ardhur.

“Berisha është tërësisht jashtë kohe, jashtë kohës së diktaturave dhe të dhunës dhe këta bëjnë mit, bëjnë zhurma të mëdha, ngjallin frikë dhe ndërkohë ngrenë bustin e tyre. Mendoj se ky është dhe fundi i mitit të Berishës dhe drejtësia ka bërë një akt, që i vjen për shtat rrënimit të Berishës, duke e lënë jashtë prokurorisë. Mjerë diktatorët që tentojnë të ndërtojnë bustin e tyre sa kohë janë gjallë”, tha Çupi.

Nga ana tjetër Çupi ka komentuar edhe deklaratat e tij për arrestimin e Berishës. Ai u shpreh se i qëndron ende deklaratave të tij dhe se arrestimi i ish-kryeministrit është thjesht një çështje kohe. Ai solli në kujtesë një intervistë të ish-kryeministrit, ku gazetari ia bën me dije se ka një urdhër arresti për të, ndërsa Berisha nuk reagon me habi pasi ka dijeni për diçka të tillë. Çupi tha se dihet që ka një urdhër arresti për kryeministrin, teksa shtoi se shumë shpejt do të nisë pastrimi i politikës shqiptare nga atmosfera e krimit.

“Për fat, profesioni kaq vite më ka bërë të mos them deklarata të pavërteta, dhe kjo për arrestimin e Berishës i reziston kohës. DASH kishte dorëzuar dosjen në SPAK, po ju citoj “French capital podcast” që i tha në intervistën me Berishën që është dhënë një urdhër arrestimi dhe ju prapë jeni i lirë. E di i tha ai. Nuk ishte i habitur. Shumë shpejt, ne për fat të mirë do të kemi një pastrim të atmosferës nga krimi. Kjo që po ndodh, është ajo që shqiptarët e kanë parë që drejtësia është e korruptuar dhe e lidhur me krimin. Fakti që SHBA dhe BE bashkë me një pjesë të politikës sonë nisën reformën me drejtësi, dhe sot e kësaj dite ende SPAK tenton ti largohet veprave vërtet të kërkueshme, kjo dëshmon se frika ishte në palcë”, është shprehur analisti.

Zjarr Tv Ad