“Po silleni si skllavopronarë”/ Ish-ministri socialist “shuplakë” Qeverisë

0
662
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Financave në qeverisjen e socialistë, Arben Malaj i ka dhënë një “shuplakë” të fortë Qeverisë. Në një postim në rrjetet sociale, Malaj shkruan se disa abuzues me pozicionet dominuese dhe fuqinë korruptive në biznes me politikanë të kapur prej tyre po sillen në disa raste si skllavopronare të shekullit 21.

Sipas tij kjo ndodh sidomos për shkak të mungesës së integritetit të drejtuesve te institucioneve dhe autoriteteve licencuese, rregullatore e mbikqyrese dhe të institucioneve dhe drejtorive qeveritare që paguhen për të mbrojtur konsumatorët finalë/taksapaguesit nga pasojat negative të mungesës së konkurencës edhe per shkak te korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

“Kjo është pasqyrë e një tregu të prishur nga mungesa e konkurrencës. E kam thënë më parë dhe po e them sërish : kapitalizmi pa konkurrencë nuk është kapitalizëm. Është shfrytëzim. “. Kjo deklaratë e presidentit amerikan për pasojat negative të mungesës së konkurrencës duhet të jetë një kambanë ndergjegjesimi dhe pergjegjesie për politikëbërësit dhe institucionet përgjegjëse për të mbrojtur konsumatoret final nga kostot e renda jo vetem financiare.

Disa qindra milionë dollare, euro, grante dhe kredi janë dhënë nga donatorë dhe disa miliardë lekë janë përdorur nga taksat shqiptare që ekonomia e tregut të lirë të jetë e ndershme – në përfitimet që krijon dhe shpërndan.

Shqiptarët paguajnë një çmim shumë të rëndë për mungesën e konkurrencës në tregjet e mallrave, shërbimeve, shpenzimeve dhe dhe investimit të taksave në projekte të pastudiuara dhe pa konkurrencë. Disa abuzues me pozicionet dominuese dhe fuqinë korruptive në biznes me politikanë të kapur prej tyre po sillen në disa raste si skllavopronare të shek 21.

Kjo ndodh për shume arsye por sidomos për shkak të mungesës së integritetit të drejtuesve te institucioneve dhe autoriteteve licencuese, rregullatore e mbikqyrese dhe të institucioneve dhe drejtorive qeveritare që paguhen për të mbrojtur konsumatorët finalë/taksapaguesit nga pasojat negative të mungesës së konkurrencës edhe per shkak te korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Mungesa e konkurencës vret ritmet dhe cilësinë e rritjes ekonomike dhe dëmton rëndë kohezionin dhe solidaritetin social. Apeli publik i presidentit Biden që në ditët e para të vitit të ri 2022 vlen shume edhe për shqiptarët. Jave te mbare!”-shkruan Arben Malaj.

Zjarr Tv Ad