Frrok Çupi tregon çfarë ndodh në Shqipëri dhe bën parashikimin e frikshëm

0
582
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Frrok Çupi tha se Ukraina është vija e kuqe mes Lindjes dhe Perëndimit, duke u shprehur se në Shqipëri ka shumë lindorë. Duke iu referuar këtyre të fundit Çupi tha se pjesa më e madhe e tyre janë mësuar në shkollën e partisë komuniste dhe të tjerë në shkollën e korrupsionit.

Deklarata e Çupit:

“Kam një shpresë te ngjarjet që po ndodhin në Ukrainë, te ngjarjet botërore. U bënë vitet e Romës sa për të ndryshuar gjërat. Në planin global ose do kemi një rend tjetër, me motor më të ndezur, ose do shkojmë në negativ.

Ukraina është vija e kuqe mes Lindjes dhe Perëndimit. Ne kemi shumë lindorë. Janë mjeshtra, pjesa më e madhe janë të mësuar në shkollat e partisë komuniste, pjesa tjetër në shkollën e korrupsionit dhe pjesa tjetër në pamëshirën për popullin e tyre. Dyshoj se Perëndimi humb nëse lufta bëhet globale. Nëse Rusia përdor armë bërthamore seleksioni do jetë në duar të rastësisë, u shpreh Çupi.

Zjarr Tv Ad