Fshehje të ardhurash e zënie e hapësirave, procedohen 12 pronarë

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shtetit në vijim të aksionit për lirimin e hapësirave publike dhe ndëshkueshmërisë së evazionit fiskal ka proceduar 12 pronarë subjektesh, në Velipojë e Pogradec.

Policia bën me dije se 9 nga subjektet e proceduara janë në Velipojë dhe 3 në Pogradec, nga të cilët 11 për “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 për “Zënia e hapësirave publike”.

Në dispozicion të pushuesve janë liruar rreth 3000 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme.

8 nga pronarët e subjekteve tregtare janë proceduar për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 shtetas për veprën penale “Zënia e hapësirave publike”.

-Për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve” janë proceduar shtetasit E. E., Gj. Rr., P. N., K. M., K. Gj., N. R., N. U. dhe L. F., të cilët në plazhin publik Velipojë kryenin aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme.

-Për veprën penale “Pushtimi i tokës”, u procedua shtetasi Gj. F., pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se ky shtetas kishte zënë me çadra plazhi e shezllone hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse.

Operacioni ka vijuar dhe në Pogradec, ku janë proceduar penalisht për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, 3 shtetas, të cilët ushtronin aktivitetin privat të tyre, pa dokumentacionin përkatës.

Të proceduar në Pogradec –  E.M., 31 vjeç, A.M., 46 vjeç dhe SH.R., 22 vjeç, banues në Pogradec.

Gjatë kontrolleve që shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë ushtruar në aktivitetet e shtetasve të lartpërmendur (plazhe private), në Pogradec, janë konstatuar një pjesë e shezlongëve pa dokumentacionin përkatës.

Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin dhe për të ndëshkuar evazionin fiskal, në biznes, hidrokarbure, ndërtim etj.

Zjarr Tv Ad