“Mirmëngjes nga Prevalla”, Meta mbledh familjen

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nisur pushimet dhe duket se këto ditë ka vendosur t’i shijojë me familjen.

Një ditë të mbarë për të gjithë shqiptarët, Meta e ka uruar nëpërmjet një fotoje familjare nga Prevalla, ku duket me gruan e tij, Monika Kryemadhi njëherësh edhe kryetaren e LSI-së, si dhe 3 fëmijët.

Ndonëse situata politike vijon të jetë në ngërç dhe se opozita nuk do ta ndalte aksionin e saj opozitar, duket se Kryemadhi është shkëputur për pak kohë.

Një ditë para vajtjes me pushime presidenti Meta, i bëri thirrje palëve politike të marrin përgjegjësit dhe të ulen në diskutime në interes të shqiptarëve.

Zjarr Tv Ad