Fundjava me mot të paqëndrueshëm, në mesditë priten reshje shiu

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Ditën e shtunë (sot) moti parashikohet me kthjellime dhe në mesditë zhvillim të vranësirave deri mesatare, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Reshje shiu në orët e mesditës deri pasdite me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë ultësirës perëndimore dhe në zonat malore. Era nga juglindja-veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Ditën e diel moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Në mesditë e pasdite përgjatë relieveve malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët. Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Zjarr Tv Ad