Futbollisti i kombëtares më pranë, Fiorentina intensifikon bisedimet me agjentin e lojtarit

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fiorentina raportohet se po mban kontakte intensive me agjentin Fali Ramadani jo vetëm për të ardhmen e mbrojtësit Milenkoviç, por edhe për të kërkuar informacione për mesfushorin e Empolit Nedim Bajramin.

Mesfushori shqiptar do të përfaqësonte profilin e duhur për të përforcuar sektorin e mesfushës vjollcë, duke pasur parasysh edhe fleksibilitetin e tij. Ky transferim mund të konsiderohet i përballueshëm nga ana e Fiorentinës, por ka ende disa detaje ekonomike që duhet të diskutohen.

Pork a edhe një tjetër pengesë, bëhet fjalë për trajnerin e Empolit Zanetti i cili nuk dëshiron të privohet nga lojtari, por nëse vjen oferta e duhur vështirë se presidenti Corsi do ti thotë jo.

Ndërkohë, Fiorentina dhe Ramadani vazhdojnë të negociatat për një transferim të mundshëm të Bajaramit në Firence.

Zjarr Tv Ad