Gafa e Lindita Nikollës: Janë prezent në votim 73 deputetë! Buxheti i 2024 miratohet me 83 vota?!

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Opozita ka bllokuar punimet normale të Kuvendit të Shqipërisë, duke mos lejuar maxhorancën të prezantojë buxhetin e vitit 2024.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka miratuar në parim projektbuxhetin e 2024, por duke bërë një gafë në raportimin e shifrave të votimit.

Nikolla hapi votimin për prezencën në Kuvend, ndërkohë që u shpreh se në sallë ishin të pranishëm 73 deputetë.

Kuorumi nuk u realizua me elektronikë, por votimi u bë me kartona jeshil.

Nikolla tha se në sallë ishin prezent 73 deputetë të maxhorancës. Ligji për akcisën është votuar në parim me 73 vota pro, por projektligjet e tjera në mënyrë të habitshme u shtuan me 10 vota.

Ndërkohë që projektligjet e tjera sipas Nikollës u miratuan me 83 vota pro. I habitshëm mbetet fakti se si u bënë 83 vota, ndërkohë që ishin prezent në sallë vetëm 73 deputetë.

Pas lajmit te botuar nga Panorama.al, zyra e shtypit te Kuvendit me ane te nje njoftimi te shkurter te shperndare me whatsap ka sqaruar se: “Të nderuar kolegë, të gjitha aktet ligjore në seancën e sotme plenare u votuan me 73 vota pro”

***LINDITA NIKOLLA: 73 deputetë janë prezent në votim!***

Projektligj “Per disa ndryshime ne ligjin nr. 61 /2012, “Për akcizat ne Republikën e Shqipërisë””, te ndryshuar”. (Shqyrtimi ne parim)

*****Lindita Nikolla: 73 pro miratohet në parim**********

Projektligj “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9920, date 19.5.2008, “Per procedurat tatimore ne Republikën e Shqipërisë”, te ndryshuar”.

Lindita Nikolla: 83 pro miratohet në parim?

(Shqyrtimi ne parim) 5. 6. 7. 8. Projektligj “Per disa ndryshime ne ligjin nr. 9975, date 28.7.2008, “Per taksat kombëtare”, te ndryshuar”.

Lindita Nikolla: 83 pro miratohet në parim?

(Shqyrtimi ne parim) Projektligj “Per disa shtesa ne ligjin nr. 92/2014, “Per tatimin mbi vleren e shtuar ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar”.

Lindita Nikolla: 83 pro miratohet në parim?

(Shqyrtimi ne parim) Projektligj “Per buxhetin e vitit 2024”. (Shqyrtimi ne parim) Diskutime per <;eshtje jashte rend it te dites. Lindita Nikolla: 83 pro miratohet në parim?

Zjarr Tv Ad